Mustafa: Asociacioni nuk mund të bëhet në këto kushte, serbët më shumë kompetenca
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 05 June 2023
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa këtë të hënë në një lidhje për “Tirana Live”, ka komentuar situatën e fundit të ndodhur në veri të Kosovës.
Mustafa në fjalën e tij është shprehur se është për të ardhur keq që situata është në këtë gjendje, ku sipas tij një gjë e tillë i ka dhënë më shumë pikë Serbisë në arenën ndërkombëtare.
Gjithashtu ai ka theksuar se në lidhje me asociacionin tashmë serbët kanë fituar më shumë avantazhe, ku thekson dhe faktin se ishte vetë Kurti që e kishte pranuar këtë marrëveshje.
“Asociacioni është bërë një çështje që është pranuar nga Kurti dhe nga qeveria si në marrëveshjen e Ohrit dhe më parë në Bruksel, Kurti ka dhënë miratimin e tij për marrëveshjen e Ohrit ai e ka pranuar dhe me një situatë të tillë nuk do të ketë pengesë për formimin e asociacionit. Situata e acaruar çon që edhe serbët në veri dhe ndërkombëtarët të kërkojnë më shumë nga Kosova. Ndaj nuk po shikoj një asociacion që është diskutuar më parë, por me kompetenca më të mëdha për serbët”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai është shprehur se pas incidentit ku u lënduan 30 ushtarë të KFOR serbët do të jenë më të kujdesshëm në sjelljen e tyre, dhe pse sipas tij një gjë e tillë ka ndodhur nga bandat e Serbisë dhe jo nga qytetarët që jetojnë në veri të Kosovës.
“Serbët në veri të Kosovës janë shumë të kujdesshëm ndaj KFOR-it krahasim me një situatë që ka ndodhur një javë më parë dhe është mirë që e kanë vlerësuar ndryshe tashmë këtë situatë dhe i kanë bërë një vërejtje të fortë Kurtit dje nga përfaqësuesit e NATO-s në Kosovë. Kjo është hera e parë që i bëhet një vërejtje një zyrtari të lartë në Kosovë, pasi ndodhi që 30 ushtarë të KFOR të plagosen nga bandat, po them banda sepse thuhet se shumë nuk janë qytetarë tanët”, është shprehur ndër të tjera ai.
Të tjera
-
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje pasi u përplasën fizikisht me policinë në Klinë
Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë ...
-
Mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë
Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur një...
-
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS: Serbia humb çdo betejë
Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Agjenda të ngjeshura, sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Aksident në Lipjan, humb jeten një person
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti. Zëdhënësi i ...
-
Prokuroria Speciale sot pranon donacionin nga Ambasada e Britanisë së Madhe
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të jetë sot nikoqir i...
-
Pamje terrorizuese – Pas goditjes 6.3 ballëshe, dhjetëra tërmete në pak orë në Tajvan/Pamje
Më shumë se 80 tërmete, më i madhi prej të cilëve kishte një magnitudë 6.3 ba...
-
BE-ja reagon për rezultatet e votimit në veri, s’tregon kur do t’i heqë masat
Rezultatet e votimit në veri nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve, kanë t...
-
Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet me pagesat! Avokatët: Padia gjyqësore e pabazë
Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presid...
-
Qeriqi vazhdon dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Haliti për Bedri Hamzën: Është më i mirë se Albin Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se kandidati i ...
-
Moti sot kryesisht me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të jetë mot ...