Mustafa: Asnjë mocion nuk i shpëton ata që vodhën milionat e shtetit!
Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 06 May 2017
Pas lëvdatave për punën e Qeverisë, tani Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka komentuar edhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë që ai e drejton, inciativë kjo e partive opozitare të Kuvendit të Kosovës.
Kryeministri Mustafa, thotë se ka pasur pritje që në përmbajte të mocionit të paraqitet puna e keqe e qeverisë apo mos realizimi i premtimeve të tyre, e jo vjedhjet, abuzimet e aferat me të cilat, sipas Mustafës “asnjë vendim dhe anëtar i kësaj Qeverie s’ka të bëjë.”
Më tej ai ka theksuar se asnjë mocion kundër Qeverisë nuk i shpëton ata që mendojnë të plaçkisin 30 milion euro nga Telekomi i Kosovës, “ata që ia bënë shtetit faturën e pasaportave mbi 5 milion euro apo ata që shpresojnë se do ta plaçkisin shtetin edhe përmes Axosit, nëse kjo Qeveri bie”, ka shkruar Mustafa përmes një postimi në faqen e tij zyratare në rrjetin social Facebook.
Skandali me pasaporta dhe ai me PTK-në kanë ndodhur gjatë kohës kur Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Kosovës dhe drejtonte Partinë Demokratike të Kosovës.
Qeveria aktuale vazhdon të përballet me dy procese prej të cilave detyrohet të paguajë miliona euro. Është rasti i pasaportave ku Qeveria do të detyrohet të paguajë më shumë se 5 milionë euro kompanisë austriake OESD për shkak të skandalit me pasaporta. Skandali i dytë ka të bëje me PTK-në. Edhe në këtë rast, Qeveria do të detyrohet të paguajë 30 milionë euro kompanisë Devolli për të mos lejuar falimentimin e PTK-së, e cila s’kishte respektuar një kontratë me Z Mobile, e që Gjykata e Arbitrazhit kishte dënuar kompaninë publike me dhjetëra milionë euro.
Të tjera
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...