Mustaf Tahiri është kryetari i ri i Gjykatës Themelore në Ferizaj
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 27 September 2021
Mustaf Tahiri sot dhe zyrtarisht u emërua kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Tahiri do të jetë pesë vjet në krye të kësaj gjykate.
Më poshtë postimin e plotë të Gjykatës Themelore në Ferizaj:
Mustaf Tahiri është zgjedhur kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj me mandate pesë (5) vjeçar, pas votimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), të datë 27.09.2021 i cili nga nëntë (9) vota të anëtarëve të KGJK-së, ka marr gjashtë (6) vota për. Për kryetar të Gjykatës Themelore në Ferizaj, z.Tahiri ishte në garë bashkë me katër (4) gjyqtar të tjerë të kësaj gjykate. Mandati i kryetarit Mustafa fllon nga 1 tetor 2021.
Biografia e kryetarit Tahiri:
Mustaf Tahiri aktualisht është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik në vitin 2007, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2012. Nga 01.02.2008 e deri më 31.01.2009 ka kryer praktikën gjyqësore në Gjykatën Komunale në Ferizaj. Nga 01.07.2009 e deri me 31.12.2010, ka ushtruar detyrën e zyrtarit ligjor në Gjykatën Komunale në Viti. Nga janari 2011 e deri me 31.12.2012 ka punuar si referent i ekzekutimeve në Gjykatën Komunale në Ferizaj. Nga maji 2013 deri në maj të 2015, ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Prej dhjetor 2013 deri me prill 2015 ka ndjekur Programin për Trajnim Fillestar për Gjyqtar pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës. Më 19 maj 2015 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal. Gjyqtari Tahiri, me vendim të KGJK-së nga fillimi i muajit maj 2018, është transferuar përkohësisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda deri më 24 prill 2019. Nga kjo datë Tahiri është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Të tjera
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, kaq ishte magnituda
Një tërmet është shënuar pak minuta më parë në Shqipëri. Tërmeti, sipas Qe...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...