Lajme

Musmurati: Prishtinës po i shtohen pesë shkolla të reja

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 11 May 2023

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se Prishtinës do t’i shtohen edhe pesë shkolla të reja.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka treguar se kanë nënshkruar marrëveshje të re me IFC-në dhe se shkollat e reja do të jenë model sa i përket cilësisë dhe standardeve të ndërtimit.

“Modelin e partneritetit publiko-privat të filluar më herët për ndërtimin e shkollave, po e zgjerojmë edhe për 5 shkolla të reja. Nënshkruam marrëveshjen e re me IFC, dhe shkollat e reja do të jenë model sa i përket cilësisë dhe standardeve të ndërtimit”.

-Advertisement-

Lokacionet preliminare të shkollave të reja janë në lagjet:

    • Arbëria
    • Mati 1
    • Veternik
    • Kalabri
    • Qendër

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera