Lajme

Musliu: Zbulimi i identitetit të zyrtarëve të AKI-së, rrezik për operacionet e tyre

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 01 August 2024

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, ka shprehur shqetësimin për publikimin e identitetit të pozitave të disa zyrtarëve të AKI-së, duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale.

Gjatë vizitës që e ka bërë në AKI, Musliu ka thënë se ka kërkuar nga drejtori, Petrit Ajeti dhe vartësit e tij që të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm e mbi të gjitha profesional në punën e tyre.

“Po ashtu si Komision Parlamentar kemi shprehë shqetësimin tonë lidhur me publikimin e identitetit të pozitave te disa zyrtarëve të Agjencisë duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale. Zbulimi i paautorizuar i identitetit të zyrtarëve të AKI-se dhe informacioneve tjera te ndjeshme, përveç që paraqet shkelje ligjore, është edhe pengesë për operacionet e AKI-së e në disa raste edhe mund të rrezikoj jetën e zyrtarëve të saj”, ka shkruar Musliu në FacebooK.

-Advertisement-

Musliu ka falënderuar mediat për bashkëpunim duke çmuar lart rolin e tyre për të mbajtur të informuar opinionin publik. Por, ajo ka kërkuar nga qytetarët, si dhe mediat, që të jenë të vëmendshme dhe të tregojnë kujdes, kur raportojnë apo komentojnë çështje të ndjeshme që përfshijnë punonjësit dhe metodat e punës së AKI-së, meqë kjo sipas saj mund ta komprometojë sigurinë dhe efikasitetin e operacioneve të AKI-së.

“Komisioni mbetet i perkushtuar per mbikqyrjen efikase te AKI-se dhe thekson se AKI-ja dhe institucionet tjera në Kosovë janë të obliguara të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën në kryerjen e detyrave të tyre dhe të koordinojnë aktivitetet brenda kompetencave të veta, në harmoni me ligjet dhe rregulloret në fuqi në lidhje me mbrojtjen e burimeve, metodave dhe informacionit tjetër të klasifikuar”, ka shkruar Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera