Musliu: VV me ide komuniste ka ardhur në pushtet që “të pasurit do t’i bëjmë të varfër e të varfërit të pasur”
Autori: Gazeta inFokus
17:44 | 26 Tetor 2023
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar në lidhje me ligjin për koeficientin e pagave, i cili është braktisur sot në Kuvend nga deputetet e LVV-së.
Musliu tha se Lëvizja Vetëvendosje mjaftohen duke postuar një fotografi në rrjetet sociale dhe mendojnë që e kena kryer obligimin shtetëror ndaj këtij Institucioni.
Fjalimi i plotë i deputetës:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Nuk është hera e parë sot, që për koeficient të pagave Lëvizja Vetëvendosje braktis dhe bojkoton sallën e Kuvendit.
E mbani mend mirë që është po kjo Lëvizja Vetëvendosje e cila para një jave braktisi Kuvendin e i bojkotoi kërkesat e policisë së Kosovës.
Atyre policëve me të cilët fotografohen e krenohen cdo ditë, sepse Levizjes Vetëvendosje nuk i intereson se si jetojnë policët e Kosovës.
Nuk ju intereson a kanë këpucë me mbath, a kanë uniforma me vesh, a kanë policët per ti ushqyer fëmijët e tyre, sepse anëtarët e Vetëvendosjes fëmijët e tyre i rrisin e i shkollojnë nëpër shtetet e Evropës.
Lëvizja Vetëvendosje mjaftohen duke postuar një fotografi në rrjetet sociale dhe mendojnë që e kena kryer obligimin shtetëror ndaj këtij Institucioni.
Të dashur qytetarë
Është po lëvizja Vetëvendosje e cila e braktisi Kuvendin sa herë që lëshohej himni I Kosovës në këtë sallë.
Është po lëvizja Vetëvendosje që e braktisi dhe shpërdoroj flamurin e Kosovës.
Është po lëvizja Vetëvendosje që nuk e njohu dhe protestoi kundër Pavarësisë së Kosovës derisa erdhi në pushtet.
Është po lëvizja Vetëvendosje që diasporën e sheh vetëm si bankomat edhe si votë dhe e pat se si i mashtroi me kartonin e gjelbërt.
Është po lëvizja Vetëvendosje e cila shkeli mbi gjakun e Astrit Deharit, Mon Balajt e Arben Xheladinit për me ardh në pushtet, e sot i humbin edhe provat për moszbardhjen e rastit.
Të dashur qytetarë
Albin Kurti dhe kjo lëvizje as që don me ni për kërkesat e qytetarëve, qofshin ato te policëve apo ushtarëve, qofshin ato të minatorëve, qofshin ato te mjekëve apo infermierëve, qofshin ato të mësuesëve apo të zjarrfiksëve, qofshin ato të bujqëve e fermerëve, qofshin ato të sportistëve e artistëve, të shoqërisë civile apo të mediave.
Sepse krejt çka done çka synon ky pushtet është të varfëroj popullin e Kosovës për ti sunduar me lehtë.
LVV ka ardh në pushtet me iden komuniste: “që të pasurit do ti bëjmë më të varfër e të varfërit do ti bëjmë më të pasur” dhe ajo çka shohim sot qytetarë të dashur është që me ardhjen në pushtete të Lëvizjes Vetëvendosje, të pasurit janë bërë më të varfër e të varfëritt I kanë qit përtoke e I kanë rrënu për së gjalli.
Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet me slloganin hajnat në burg e nuk la gja pa vjedh prej që ka ardh në pushtet.
Qytetarëve u’a vodhi edhe bukën e gojës, edhe vajin, edhe sheqerin e në fund po u’a vjedh edhe shpresën.
Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet me slloganin shkon Lumezi e vjen Elezi, e prej se ka ardh në pushtet I ka shpallë luftë gjykatave dhe prokurorisë e i ka lanë gjykatat edhe pa Lumez e edhe pa Elez.
Kështu që qytetarë të dashur, mos pritni që kjo qeveri ta ngris koeficientin e pagës e të mendoj për ju, sepse kjo qeveri vetem per qytetarët e Kosovës nuk mendon.
Mos prisni por organizohuni dhe në çdo formë demokratike kërkojeni e mbrojeni të drejten tuaj që ju takon dhe mos lejoni që të poshtëroheni nga asnjë qeveri kushdo qofte ajo e as Albini e nga nga Lëvizja Vetëvendosje.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...





























