Lajme

Musliu: Vjosë, je duke e mbytur zërin e grave dil e kërkoju falje atyre që të besuan

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 15 January 2020

Ganimete Musliu, Deputetja e PDK’së, i është drejtuar Vjosa Osmanit duke i thënë se ajo po mbyt zërin e grave, shkruan gazeta inFokus.

Musliu ka thënë se Osmani çdo ditë e më shumë po e dëshmon së është “marionetë” e burrave.

Deputetja e PDK’së kërkon nga Osmani që t’u dalë zot votave që i mori ose të dalë të kërkojë falje atyre që i besuan.

-Advertisement-

“VJOSA thoje se gratë me ty do të kenë ZË por ti je duke e mbytur ZËRIN e tyre. Përditë e më shumë po e dëshmon që pranove të bëhësh MARIONETË e burrave. Dilju zot votave që more ose kërkoju falje atyre që të besuan”, shkruan ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera