Lajme

Musliu-Shoshi për vrasjen e policit në Veri, sulm terrorist dhe kriminal i orkestruar nga Beogradi

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 24 September 2023

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe një tjetër polic u plagose.

Ajo ka thënë s ky është një sulm terrorist dhe kriminal i cili është orkestruar nga Beogradi.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Thellësishtë e tronditur nga lajmi për vrasjen e policit të Republikës së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.  Shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjen Bunjaku! Policëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë!

Ky sulm terrorist dhe kriminal  është i orkestruar nga Beogradi dhe paraqet goditje të rëndë mbi paqen dhe stabilitetin e shtetit tonë!

Ftoj miqt ndërkombëtarë të Kosovës që të dënojnë qartë sulmin dhe t’i kërkojnë Serbisë urgjentisht ndalimin e ndërhyrjeve në territorin e Kosovës dhe provokimit të mëtejmë të situatës.

Hetimet e plota nga organet përgjegjëse të bëhen sa më shpejt dhe përgjegjësit të sillen para drejtesisë.

Zoti e bekoftë POLICINË e Kosovës!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera