Lajme

Musliu-Shoshi për vizitën e Bislimit në Beograd: Lëre se po ulen në tavolinë me Serbinë po edhe në Beograd po shkojnë

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 26 October 2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të shkojë nesër në Beograd të Serbisë.

Rreth kësaj vizite ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

“Lëre se po ulen në tavolinë me Serbinë po edhe në Beograd po shkojnë. #prioritetet #dialogu7”, shkroi ajo në Facebook.

-Advertisement-

Bislimi është bërë një prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës, që e ka vizituar kryeqytetin serb që nga përfundimi i luftës së fundit.

Zëvendësi i Kurtit të enjten do të jetë prezent në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00.

Përveç kësaj, ditën e premte, Bislimi do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera