Musliu-Shoshi, Kurtit: Shko puthja dorën Thaçit, e Mustafës shtroja një darkë për kërkim falje

Autori: Gazeta inFokus
20:35 | 23 March 2023
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se duhet të japë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit që i ka pranuar në kuadër të aneksit të planit evropian për dialogun.
Ajo, në seancën e sotme të kuvendit, ka thënë se Kurti nuk jep dorëheqje, sipas saj, ai është një narcist.
“Qëllimin e vetëm e kishte krijimin e një monstrumi të frikshëm e të rrejshëm. Tani ky monstrum që e krijove për të ardhur në pushtet, të ka ngulfatur në çdo vendim që e merr. Një prej monstrumeve është edhe asociacioni apo Zajednica. E kemi pasë të qartë ku do të vish, deri në këtë pikë ku ke ardhur tani. Zajednicës ia ke shtuar edhe disa kompetenca. Rrugëdalja e tanishme e vetme që e ke është të japësh dorëheqje, por në mendjen e një narcisti siç jeni ju, kjo nuk ekziston”.
“Unë për juve i kam tri propozime: të blesh një buqetë me lule, të blesh një biletë dhe të shtrosh një darkë. Ke tri destinacione të ndryshme, bëjë këtë veprime si obligime morale. Me biletë shko në Hagë, shko tek George Washingtoni i Kosovës dhe ia puth dorën atij edhe shokëve të tij, falë tyre e ki mundësinë me shku vetëm më një këmishë në Ohër e me u kthy në Kosovë”.
“Buqetat me lule shko dhe dërgoi tek varret e atyre të rinjve që kanë vdekur duke i besuar kauzës tënde të rrejshme për Zajednicë”.
“Ata nuk kanë nevojë për falënderim e as kërkim falje nga ti, ti e ke obligim moral sepse ke ardhur pushtet duke i denigruar të gjithë ata. Darkën e shtron për profën, i vetmi person që të kam dëgjuar duke i thënë prof është Isa Mustafa, ai në fund e meriton një kërkim falje nga ti. Kërkoju falje atyre që të kanë votuar”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Të tjera
-
Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?
Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për...
-
47-vjeçari nga Kosova vdiq në një aksident në Zvicër
Një 47-vjeçar nga Kosova vdiq të premten në Zvicër si pasojë e një aksidenti ...
-
Kusari-Lila: Themelimi i Asociacionit veç sipas Kushtetutës
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me min...
-
Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth emigrantëve shqiptarë
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, veçoi “kriminelët shqiptarë” pasi p...
-
Presidentja e Indisë do ta vizitojë Serbinë: S’e njohim Pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Indisë, Droupadi Murmu, të mërkurën (07.06.2023) pritet ta vizi...
-
Moti sot: Me diell dhe vranësira
Gjatës pjesës të ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell, por pastaj...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në rend të ditës
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është l...
-
Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet...
-
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një oficer egjiptian i sigurisë gjat...
-
Parashikimi i motit për të dielën e 4 qershorit
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me die...
-
Anulohen zgjedhjet për këshillin lokal në Besi, banorët përleshen mes vete
Të premten është anuluar procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarësis...