Lajme

Musliu-Shoshi: Kurti të tregojë pse drafti i Asociacionit të cilin e ka pranuar është më i avancuar

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 15 November 2023

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi thotë se mos bërja publike e draftit të statutit të Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian, po i lë deputetët në “një terr informativ”.

Musliu-Shoshi thekson se kryeministri Kurti nuk është duke u treguar “i sinqertë”se çfarë përmban draft-statuti, të cilin ai e ka quajtur më të avancuar se ai i kaluari.

“Kurti nuk ka qenë aspak i qartë se çfarë ka pranu dhe çka përmban. 2013 është marrëveshje ndërkombëtare, që Kosova si shtet sovran e ka me patjetër obligim që ta implementojë. 2015 është një aktvendim i Gjykatës Kushtetuese, e cila plot në 23 pika e thotë qartë se çka duhet të përmbajë ky Asociacion. PDK-ja në vazhdimësi e ka përkrahur që të ketë Asociaiconin pa kompetenca ekzekutive. Dhe një gjë e tillë ka qenë e mirëpritur që të implementohet. Kurti sot thotë që është një Asociacion, mirëpo nuk tregon se çka përmban. Çka kupton me fjalën avancim, çka do të thotë avancim? A ka më shumë kompetenca, a është në të vërtetë një Zajednicë dhe një autonomi për serbët në Kosovë, apo çka përmban?!”, deklaroi ajo në “Ditari”.

-Advertisement-

Sipas saj, “nuk ka asnjë fshehtësi që duhet të mbahet nga qytetarët dhe deputetët”.

Të enjten (16 nëntor) kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të kenë një takim në Bruksel në kuadër të dialogut, ku pritet të diskutojnë për draft-statutin e Asociacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera