Lajme

Musliu-Shoshi: Kjo Qeveri nuk ia din hallin vetes, nuk ka qëllim funksionimin e demokracisë

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 26 July 2023

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka numëruar shqetësimet që i ka paraqitur shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szungyog.

Sipas saj, shqetësim mbeten masat e BE-së dhe rreziku i përshkallëzimit të këtyre masave në rast se qeveria e Kosovës dështon ta de-eskalojë situatën.

Shqetësim tjetër sipas saj, janë kushtëzimet e qeverisë së Kosovës karshi BE-së, e që sipas Musliu-Shoshit, kjo qeveri NUK ia di hallin vetes dhe nuk është e vetëdijshme për (pa)fuqinë e saj, si dhe nuk është mirënjohëse ndaj vetë BE-së dhe shteteve anëtare të saj për krejt ndihmën e dhënë ndër vite.

-Advertisement-

“Qartazi, me veprimet e saj dhe sulmet e vazhdueshme ndaj opozitës, mediave, shoqërisë civile e bizneseve kjo qeveri nuk e ka qëllim funksionimin e demokracisë por të zëvendësimit me një regjim tjetër! Rrjedhimisht, kjo rrugë na largon edhe më tepër nga familja evropiane!”.

“Prandaj, sa nuk është bërë vonë, qeveria duhet të reflektoj mbi obligimet ndërkombëtare e kërkesat e BE-së, ose, për të mirën e këtij vendi e të ardhmes tonë, vendimi t’i rikthehet vlerësimit të sovranit, i cili ashtu kështu në masë të madhe sipas matjes së fundit, nuk është i kënaqur me drejtimin politik të vendit”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera