Musliu-Shoshi akuzon Bislimin për “sulm personal”: S’pati asnjë dokument konfidencial

Autori: Gazeta inFokus
10:51 | 15 February 2024
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka akuzuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për “sulm personal” me akuza të ulëta në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ndërsa ka përgënjeshtruar kryetarin e këtij Komisioni, Arbëreshë Kryeziu–Hyseni, e cila ka thënë se deputetëve iu shpalosën dokumente konfidenciale.
Mbledhja, e cila nisi të enjten nga ora 9:00 dhe ku zëvendëskryeministri po raportonte për dialogun, përfundoi pas vetëm një ore. Musliu-Shoshi ka thënë se Bislimi e lëshoi mbledhjen pasi disa pyetjeve që ajo i bëri.
Deputetja e PDK-së ka thënë se Bislimi lëshoi akuza të nivelit profesor – student.
“Mora një sulm personal, i cili nuk është aspak për t’u vlerësuar. Por nëse zëvendëskryeministri e vlerëson, atëherë ato sulme personale mund edhe t’i bëj publike, pasi vlerësoj se jam faqebardhë në çdo aspekt. Ishin akuza të nivelit profesor-student, gjoja se jam kapur në plagjiaturë në kohën sa kam qenë studente në AUK, por kjo nuk qëndron pasi kam qenë studente me A-ja dhe kam qenë bursiste. Këto të dhëna janë lehtë të qasshme dhe më vjen keq për nivelin akademik dhe atë që përfaqëson Bislimi, kemi ardhur në pikën ku në vend se të raportojë për atë çka po ndodh dhe rrugën që po ndjek në dialog, shteti jonë në kohën kur nuk e kemi asnjë aleat të vetëm, lëshohet në një nivel kaq të ulët me mua dhe deputetët e tjerë”, ka thënë ajo para gazetarëve pas mbledhjes.
Musliu-Shoshi ka thënë se pushteti ka dashur të ngre drama kur ka vendosur ta mbyllë mbledhjen për mediat, pasi siç thotë ajo, nuk i është dhënë asgjë konfidenciale.
“Jemi gjithmonë transparent sepse e vlerësoj që dialogu ka njëfarë mase të konfidencialtetit, por disa gjëra kryesore duhet të dihen nga ju si media. Megjithatë, nuk pat as edhe një informatë të vetme e cila konsiderohet konfidenciale. Krejt ajo çka provon pushteti të bëjë është të ngre drama kinse po diskutohet diçka konfidenciale. Nuk pat asgjë më shumë se ajo çfarë keni parë dhe dëgjuar nga Bislimi. Ajo çfarë kërkova ishte të na tregojë nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk janë partnerë me të cilët bashkëpunojmë, nëse Borrelli e Lajçaku nuk janë kredibil në përfaqësim. Atëherë në çfarë rruge po shkojmë, kush janë partnerët tanë me të cilët duhet të ecim përpara? Pse çështjet e brendshme të Kosovës të shndërrohen në instrumente për t’u diskutuar në organizata ndërkombëtare, siç ishte ajo në Këshillin e Sigurimit. Çka po mungon në këtë linjë të komunikimit me ndërkombëtarët?”, ka thënë deputetja e PDK-së.
Musliu-Shoshi ka thënë se pretendimet e saj mund të vërtetohen me procesverbalin e mbledhjes së Komisionit.

Të tjera
-
Aksident me fatalitet në Lipjan, vde*s motoçiklisti
Një motoçiklist, E.B, ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Sl...
-
REL: Pas pezullimit të eksportit të arm*ëve, një avion mallrash nga Izraeli ateroi dhe u largua nga Beogradi
Gjatë kohës së konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme, kur kompanitë aj...
-
Apeli vërteton dënimin me burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e 2021-ës në Mitrovicë
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Prizren: Vodhi çantën me 5 mijë euro, policia arreston të dyshuarin
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar A.P., i cili dyshohet ta ketë vjedhu...
-
Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare
Hapësira ajrore iraniane u rihap pjesërisht sot, pas armëpushimit të vendit m...
-
MPB ndan 120 mijë euro për blerje të biletave për stafin, planifikon të paguajë rreth 450 euro për një
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender në vlerë rreth 120 mijë eu...
-
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike i bën thirrje Iranit të rikthejë bashkëpunimin
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) Rafael Grossi ka t...
-
Kongresmeni amerikan nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen nga një kongresmen ame...
-
Si do të bëhet përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga ShBA’ja
Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që d...
-
Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vl...
-
Starmer: Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit duhet të mbahet
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka thënë se armëpushimi m...
-
Qyteti zviceran që po planifikon ta dyfishojë taksën e qëndrimit për turistët nga viti 2026
Turistët që vizitojnë kantonin e Lucernit do të duhet të paguajnë më shumë pë...