Musliu: Personi që më kërcënoi ra në propagandën e Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus
14:22 | 07 August 2023
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar mërgimtarin D.M, me gjashtë muaj burgim, për shkak të kërcënimit ndaj saj.
Musliu pas vendimit deklaroi se i pandehuri “kishte rënë në propagandën e Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Ky person që më kanosi nga Zvicra, të premten në seancë tha se “nuk voton në Kosovë prej 20 vitesh” dhe pranimin e fajësisë e bëri krejt formlisht e në mënyrë të pasinqertë”, tha Musliu.
Sipas saj kërcënimi kishte ardhur pasi që në dhjetor të vitit të kaluar, pas një debati të ashpër që kisha me kryeministrin Kurti në seancë plenare.
“Ky është një shembull konkret se gjuha me të cilën partia – shtet i ushqen militantët e saj, është gjuhë e urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit. Dhe si e tillë jo vetëm e papranueshme por edhe e dënueshme”, theksoi ajo.
“Përndryshe, konsideroj se dënimi ndaj personit që më kanosi, është shumë i ulët dhe do të konsultohem me avokatin tim për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’a kundërshtuar me ankesë”, tha deputetja e PDK-së.
Dënohet me 6 muaj burg mërgimtari nga Zvicra, kanosi Ganimete Musliun

Të tjera
-
Nis operacioni për tërheqjen e trupit të 27-vjeçarit që u gjet i pajetë në Malet e Pashtrikut
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur ope...
-
Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Kilajt, Fazliut dhe Smakajt
Më 7 dhe 8 prill, gjykatësja e procedurës paraprake vendosi për vazhdimin e p...
-
“Kosova dhe Metohija” nga Prokuroria e Speciales, Çitaku: Fyerje e poshtërim, duhet reagim institucional
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj ...
-
Francë: Djali dyvjeçar vd*s pasi gëlltiti një kokërr rrush
Një djalë dyvjeçar ka vdekur në Francë pasi hëngri një kokërr rrush. Sipas...
-
Gjendet trupi i pajetë i 27 vjeçarit që u raportua i zhdukur në Malet e Pashtrikut
Ajet Lleshi- 27 vjeçari i cili ishte raportuar i zhdukur që disa ditë është g...
-
A ka humbje të mjeteve financiare në Fondi i Kursimeve Pensioanle, flasin nga Trusti
Fondi për Kursime Pensionale të Kosovës (Trust), deri më 4 prill të këtij vit...
-
Policia gjen plot ar* më e mu* nicion në shtëpinë e një personi në Kamenicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të kryer në një shtëpi n...
-
BILD: Kosovarja e plag*osur në Munih nga bashkëshorti, jashtë rrezikut për jetë
Të mërkurën, gazeta gjermane “Bild” raportoi për një rast të rëndë të ndodhur...
-
Ushtarët e KFOR-it konkurojnë mes vete për “Skuadra më e mirë”
Ushtarët shumëkombësh të caktuar në Komandën Rajonale Lindore (RC-East) të mi...
-
Kina hakmerret me tarifa 84% ndaj mallrave amerikane
Ministria e Financave e Kinës ka njoftuar vendosjen e një tarife prej 84% nda...
-
Durrësi mikpret anijen më të bukur në botë: Amerigo Vespucci dhe Art Explora Festival ndezin Portin
Nga Durrësi për Gazetën Infokus Porti i Durrësit është shndërruar këto dit...
-
Deputetja e VV-së: Unë e di që prapë kryeministër do të jetë Albin Kurti
Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, dha një dekla...