Lajme

Musliu pas tubimit në Drenicë: Ky vend i larë në lavdi as nuk shitet e as nuk nënshotrohet, Faleminderit që me PDK-në ja ktheni dinjitetin Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 16 November 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka falenderuar qytetarët e Skenderajt në takimin e djeshëm që kanë pasur, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi ka thënë se takimi në Skenderaj, ka dshmuar edhe njëherë që Drenica gjithmonë ka ditë të pozicionohet në anën e duhur të historisë.

Gjithashtu ajo ka shkruar se “Ky vend i larë në lavdi as nuk shitet, as nuk nënshtrohet. Në këtë vend gjithmonë janë ndezë shkëndijat e çlirimit dhe të krenarisë”.

-Advertisement-

“Të nderuar anëtare e anëtarë, aktiviste e aktivistë takimi ynë dje në SKENDERAJ edhe njëherë dëshmoj se Drenica gjithmonë ka ditë të pozicionohet në anën e duhur të historisë. Ky vend i larë në lavdi as nuk shitet, as nuk nënshtrohet. Në këtë vend gjithmonë janë ndezë shkëndijat e çlirimit dhe të krenarisë. Andaj dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë organizatorët dhe aktivistët që u angazhuan për të realizuar tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Puna dhe angazhimi juaj janë të pamohueshme dhe arsyeja kryesore e ngritjes së moralit elektoral anëembanë Kosovës dhe në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. Aktivizmi dhe angazhimi juaj janë çelësi i suksesit të çdo lëvizjeje politike dhe ju falenderoj për mundin dhe vullnetin tuaj të palodhur për t’u angazhuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka shkruar Musliu.

Po ashtu ajo përmes këtij njoftimi tha se sukseset e këtij tubimi janë mesazhi më i mirë që PDK-ja, është më shumë se parti politike.

“Sukseset e këtij tubimi janë mesazhi më i mirë që Partia Demokratike e Kosovës është më shumë se parti politike. Partia Demokratike është kauza jonë e përbashkët, identitet dhe krenari. Vazhdoni të jeni burimi i frymëzimit dhe energjisë për të gjithë ne! Faleminderit edhe një herë për gjithçka që bëni që përmes Partisë Demokratike të Kosovës tia ktheni dinjitetin Kosovës!”, ka shkruar tutje Musliu./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera