Lajme

Musliu: Në asnjë formë më AKI-ja të mos mbetet gjatë pa drejtor

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 23 April 2021

Kryetarja e Komisionit për Mbikqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, ka thënë që shteti i Kosovës nuk guxon që në asnjë formë për interesa personale ta lë Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës pa drejtor.

Këto komente të Musliut erdhën pas mbledhjes mes deputetëve dhe ish-ushtrueses së detyrës së drejtores së AKI-së, Vlora Hyseni, e cila raportoi për punën e bërë gjatë muajve sa e udhëhiqte këtë institucion.

Kryediplomati maqedonas konfirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt BE-së

-Advertisement-

“Mundem të konstatoj që përmes këtij raportimi u nënkuptua që vakuumi ka lanë gjurmë në këtë institucion dhe si përfundim do të thosha që duhet të kemi parasysh që një shtyrje kaq e gjatë e lënies pa drejtor të AKI-së nuk duhet të ndodhë më asnjëherë në të ardhmen kushdo qoftë në krye të shtetit ose kushdo që ka qenë paraprakisht”, ka thënë Ganimete Musliu për mediat.

“Nuk guxon në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë që për interesa personale e për politika ditore, institucioni më vital i shtetit, institucioni i sigurisë kombëtare të ketë vakuum kaq të gjatë në zgjedhjen e drejtorit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera