Musliu: Mërgimtarët shpenzuan milarda euro, Kurti s’u ofron as dokumente

Autori: Gazeta inFokus
13:39 | 12 January 2023
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se vitin e kaluar mërgimtarët kanë realizuar 2.2 milionë vizita në Kosovë, duke shpenzuar plotë 1.4 miliardë euro.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se aktualisht Kosova nuk ua ofron atyre as shërbimin obligativ dhe minimal, pajisjen me dokumente personale. Dhe tallet me ta duke kërkuar nga vendet evropiane që t´i pranojnë dokumentet e tyre të skaduara.
“Por çfarë bëri qeveria e Republikës së Kosovës për ta, përveç shumë dështimeve si: Mbyllja e Ministrisë për Diasporën, Mbyllja e qendrave kulturore, Mashtrimi me polisat e sigurisë, Mos mbajtja e premtimit për uljen e biletave të Fluturimeve, Mbajtja peng e Ligjit për Diasporën dhe aktualizimi i tij vetëm në situata shantazhesh politike, Prodhimi i krizave politike në kohën kur ata më së shumti e frekuentojnë atdheun duke u shkaktuar shumë probleme gjatë udhëtimeve dhe duke ua rrezikuar edhe jetën”, ka shkruar Musliu.
Musliu tutje ka thënë se me propaganda, kryeministri Kurti nuk do t´’ia del kurrë që ti mbulojë gënjeshtrat, mashtrimet, manipulimet dhe dështimet si në raport me mërgatën ashtu edhe me qytetarët.
“Prandaj, Albin mos na trego çfarë bëri mërgata jonë për këtë vend sepse ajo dihet, por tregona çfarë po bën qeveria që ti e udhëheq për Mërgatën”, ka thënë tutje ai.

Të tjera
-
Edon Zhegrova i ofron mbështetje Belgin Jasharit, kjo është videoja që ia përkushtoi
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova i ka dalë në përkrahje futbollist...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Të hënën në Kosovë parashikohet një stabilizim i kushteve atmosferike. Mot...
-
Raportohet se Alpi i vogël ishte parë tek “Rrethi i ETC-së” në Gjilan, kërkohet nga banorët t’i kontrollojnë hyrjet e banesave
Nënkryetarja e Forumit të LDK-së në Gjilan, Gresa Avdiu, ka deklaruar se ësht...
-
Kandidati i PD: Po përgatitet vizita e Berishës në SHBA- Non Grata do bjerë para 11 majit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të udhëtojë së shpejti për në...
-
Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit, janë në gjendje të mirë shëndetësore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka përfundua...
-
“Nuk jeni për me lujtë futboll, jeni për me shitë hekra”, Belgin Jashari tregon se si u sulmua në fushë
Futbollisti Belgin Jashari, ka treguar ekskluzivisht në Klan Kosova për incid...
-
Kërkimi i Alpit po bëhet me dronë, do të angazhohen edhe FSK-ja
Një fëmijë ka humbur sot në qytetin e Gjilanit. Familjarët kanë kërkuar nd...
-
Belgin Jashari në “Favorit” i numëron një nga një rastet kur u sulmua në baza racore gjatë ndeshjeve
Belgin Jashari në emisionin sportiv “Favorit” e ka dhënë një intervistë lidhu...
-
Nga 13 në 7 anëtarë, cilat janë ndryshimet në Ligjin e ri për Këshillin Prokurorial?
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka heshtur pas vendimit të Gjykatës Kushtetues...
-
Zelensky: Rusia po përpiqet të mashtrojë Amerikën
Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur K...
-
Lista e barnave vonohet, OFK: Mungesë transparence e pasoja tek qytetarët
Listën e re të barnave pas afatit për shqyrtimin e kërkesave për përcaktimin ...
-
Humb një fëmijë në Gjilan, familjarët publikojnë fotografinë dhe kërkojnë ndihmë në gjetjen e tij
Një fëmijë në Komunën e Gjilanit ka humbur të dielën nga ora 15:00. Familj...