Lajme

Musliu – Lajçakut: Ma mirë të bjen me trusë!

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 16 October 2020

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Është logjike se duhet ndryshuar Kushtetuta dhe nuk tha askush se nuk duhet ndryshuar. Kushtetuta nuk është bibël”, tha Lajçak në Serbi.

 

-Advertisement-

 

Musliu në Facebook i kërkon Lajcakut që të trusë. Tutje ajo e quan diplomat të njëanshëm e që ia mbanë anën Serbisë.

Postimi i plotë:

Lajçak ma mirë të bjen me trusë!
Kur flet për Kushtetutë ti diplomati krejtësisht i anëshëm, fillo aty ne atë vend prej nga na dërgon mesazhe. Ai vend që kreu gjenocid mbi ne, në kushtetutën e vet e ka ende territorin e vendit tim. Ndryshoje Lajçak se nuk është bibël.

Sa i përket kushtetutës sonë e cila është bërë me shumë kompromise, as mos ja nisë sepse nuk dihet si përfundon.

Ajo kushtetutë që ti po kërkon ta ndryshosh o Mirosllav, është dokumenti që serbëve të tu të dashur ua garanton të drejtat që si gëzon asnjë minoritet në botë. Atë mikun tënd, i cili në rininë e tij e ndihmoi Millosheviçin në kryerjen e gjenocidit mbi popullatën e pambrojtur, duhet ta pyesësh se çfarë të drejtash gëzojnë shqiptarët në tokat e tyre autoktone të cilët diplomatë si ti i lanë brenda kufijve të shtetit të tij.
E ti kërkon ndryshimin e kushtetutës sonë??? Një kushtetutë që vlerëson pakicat e i mbivlerëson serbët e tu të dashur dhe jo vetëm ata nga Kosova.
Nëse don e ndryshojmë, por hajde ti pastaj e tregoju se si jeton një pakicë prej 2-3% me kushtetutën e stilit tënd.
Nuk besoj që do ta keni guximin ti dhe Vuçiçi ti hyni kësaj pune prandaj trus sepse jemi ngopur me rrenat dhe improvizimet e politikanëve si ti që nuk është se përfaqësojne ndonjë politikë të mirëfilltë të BË-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera