Lajme

Musliu – Kurtit: Tregona çfarë po bën qeveria për mërgatën?

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 12 January 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj Albin Kurtit, ku është shprehur se bashkëatdhetarët tanë kanë realizuar 2.2 milionë vizita në Kosovë gjatë vitit 2022 dhe kanë shpenzuar 1.4 milionë euro.

Ajo ka thënë se bashkëatdhetarët tanë vazhdojnë të mbesin të njëjtit, mirëpo Qeveria e Albin Kurtit nuk po bën asgjë për ta, përveç dështimeve si: Mbyllja e Ministrisë për Diasporën, mos mbajtja e premtimmit për uljen e biletave të fluturimit, mashtrimi me polisat e sigurisë e shumë të tjera, që I ka renditur në postimin e saj.

Musliu është shprehur se ndaj Kurtit se propaganda e tij nuk ia del që të mbulojë mashtrimet e manipulimet në raport me Mërgatën.

-Advertisement-

“Propaganda jote nuk do t´ia del kurrë që t´i mbulojë gënjeshtrat, mashtrimet, manipulimet dhe dështimet tua si person dhe si Kryeministër si në raport me Mërgatën si në raport me qytetarët në Kosovë”, është shprehur Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera