Lajme

Musliu: Kurti të jap llogari në Kuvend apo në zgjedhje përball qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 23 Korrik 2023

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur lidhur me audo-incizimin e Mimoa Kusari Lilës që u publikua javën e kaluar.

Lidhur me atë që u quajt Afera Zdravo, e cila nxirrte në pah bisedën e Kusari Lila me Slavko Simiq, Ganimete Musliu tha se incizimet e publikuara përbëjnë rrezik kombëtar.

“Kur kam thënë se Albini Kurti nuk la qershi pa hëngër kam qenë e vetëdijshme çka kam thënë. E njoh Kurtin dhe VV-në dhe duke u nis nga fakti që i njoh që 14 nuk kam besuar se janë kaq të paaftë, po me kalimin e kohës e kam kuptuar që nuk kanë lënë premtim pa shkel dhe vete fakti kur kam thënë s`le qershi pa hëngër e kam nënkuptu edhe këtë për Listën Serbe”, tha ajo për FrontOnline.

-Advertisement-

Ajo thotë se Kurti duhet t`i përgjigjet legjislativit apo edhe ta mat vetën në zgjedhje për këtë siç e quajti ajo skandal.

“Po më vjen mirë që ajo që e kam thënë në Kuvend po vërtetohet. Afera Zdravo përben kërcënim kombëtar për vendin, Kurti ta jap llogari në Kuvend apo në zgjedhje përball qytetarëve”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy