Lajme

Musliu kritikon Osmanin që nuk e përmendi Thaçin: Edhe sot dëshmoi se nuk mund të jetë më shumë se Vjosë

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 15 December 2023

Deputetja Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj fjalimit të Presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Ajo e ka kritikuar Osmanin për mospërmendjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Musliut, kjo “tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa”.

-Advertisement-

ADVERTISING

“Vjosa Osmani edhe sot e deshmoj qe nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë.

Kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i Presidentit qe shpalli Pavarsinë e Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi, kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa.

Prandaj unë sot nuk bojkotova adresimin e Presidentit te shtetit tim, bojkotova fjalimin e nje gruaje qe nuk mund të sherohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë.” – shkroi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera