Lajme

Musliu kritikon Kurtin, i bën thirrje mërgatës: Nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 30 July 2024

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, derisa ka ftuar mërgatën për të festuar, derisa u ka thënë se qeverisja e tij e ka nxjerrë jashtë funksionit demokracinë parlamentare.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se deputetët e VV-së ngrenë dhe ulin duart me dirigjim të Dejona Mihailit, e për muaj të tërë nuk është mbajtur asnjë seancë plenare.
Musliu ka shtuar se Kosova është bërë gaz i botës, duke kujtuar edhe se minatorët e Trepçës nuk po kanë bukë në sofër.

Ajo i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të hyjnë në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat vet.

-Advertisement-

Postimi i saj i plotë:

Mërgatë, Albini po ju fton në festë, POR ndërsa festoni me Albin Rrencin, mbani mend:
Qeverisja e tij ka nxjerrë jashtë funksionit demokracinë parlamentare.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ngrejnë dhe ulin duart me dirigjim të Dejona Mihailit.
Për muaj të tërë nuk është mbajtur asnjë seancë plenare.Mbani mend se, në Politikën e brendshme:
Kosova pati zero zhvillim ekonomikKosova pati rritje të vazhdueshme të çmimeve
Kosova nuk pati rritje të pagaveKosova pati zero zhvillim në shendetësi
Kosova pati zero zhvillim në drejtësi.
Kosova pati zero zhvillim në arsim
Kosova pati zero zhvillim në infrastrukturë (me përjashtim të urës së famshme në Saradran)Kosovën e braktisën qindra mijëra qytetarë
Kosovës iu vodhën rezervat shtetëroreQeveria shkeli dhjetra herë kushtetutën e vendit.
Qeveria e legalizoi krimin e organizuar, korrupcionin dhe vjedhjen e parasë publikeNë Politikën e Jashtme:
Kosova pësoi shkatërrim të Diplomacisë duke e zhbërë pothuajse në tërësi politikën e jashtme.Kosova katër vjet nuk pranoi asnjë njohje.
Kosova për katër vjet nuk u antarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare.Kosova u manovrua nën sanksione të BE-së.
Kosova i përkeqësoi marrdhëniet me SHBA-të.Për herë të parë, nga Serbia në OKB u falenderua Ministrja e jashtme për bashkëpunim kundër UÇK-së.
Kosova u bë gaz i botës.Dhe mbi të gjitha, mbani mend që minatorët e Trepçës nuk po kanë bukë në sofër.
Mos lejoni që e gjithë kjo të ndodhë në emrin tuaj sepse nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat vet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera