Lajme

Musliu kërkoi që Dejona Mihali të shpallet non-grata, krerët e LVV-së publikuan fotografi me të

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 28 Korrik 2023

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu një ditë më parë kishte thënë se Dejona Mihali e Vetëvendosjes duhet të shpallet person non-grata.

Këtë deklaratë Musliu e bëri në një emision në RTV 21, ku ndër të tjera tha se Mihali po dirigjon deputetët e Vetëvendosjes edhe se si të votojnë në Kuvend.

Ndërkaq, sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka publikuar një fotografi duke pirë kafe me Dejona Mihalin dhe me krerët e kësaj partie.

-Advertisement-

Në fotografinë e publikuar në rrjetin social të Rrustemit shihet kryeministri Albin Kurti pranë Mihalit si dhe ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënkryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Mimoza Kusari-Lila, Saranda Bogujevci e të tjerë.

Rrustemi në këtë postim ka shkruar: Dejona tha: “Nuk mund t’iu lë vetëm dhe nuk mund të ulem diku tjetër”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy