Lajme

Musliu-Gërvallës: Je “nana e thashethemeve”

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 02 June 2023

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në fjalën e mbajtur për situatën në veri, ka hedhur kritika në drejtim të kryeminsitrit Kurti dhe kryediplomates Gervalla, për reagimin në këtë situatë.

Musliu tha se nuk ka ndonjë kryeministër në botë që në atë vend që qeveris nuk e ka familjen e tij.

“Nuk ka ndonjë kryeministër në botë që në atë vend që qeveris nuk e ka familjen e tij” tha Musliu-Shoshi.

Tutje Musliu e ka cilësuar Gërvallën si “nana e thashethemeve” dhe ka thënë se e njëjta po ia humb kredibilitetin Kosovës.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i ministres Gërvalla.

“E nderuar zonja deputete, deklarimi juaj “që Kosova nuk ka patur drejtë te shpallë Pavarësinë” tregon papjekurinë tuaj politike” tha Gërvalla.

 



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Rritje e frikshme e kërkesave për kompensim të dëmeve të lehta

Të tjera