Lajme

Musliu: Dita më e keqe në karrierë, kur u miratua Gjykata Speciale në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 22 September 2024

Ganimete Musliu thotë se votimi i Gjykatës Speciale në vitin 2015 ka qenë dita më e rëndë e saj si deputete në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e PDK-së tha në T7 se “trishtohet” kur e kujton edhe sot atë moment, ndonëse vetë votoi kundër themelimit të kësaj gjykate.

“Dita më e rëndë në Kuvend dhe që unë ende sot sa herë më kujtohet trishtohem ka qenë dita kur ne e kemi votu Gjykatën Speciale, edhe pse unë personalisht i kam thënë jo asaj gjykate, unë kam votu kundër themelimit të Gjykatës Speciale, mirëpo ditën që e ka marrë miratimin në Kuvend, për mua mbetet, vazhdon të mbetet dita më e keqe gjatë gjithë karrierës sime”, tha Musliu.

-Advertisement-

Ndër ditët më të mira në Kuvend, ajo e cilësoi votimin për ushtrinë e Kosovës dhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera