Lajme

Musliu: Albin Kurti ka përjetuar dhunë si shtazë nga serbët

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 26 November 2022

Gazetari e publicisti, Fahri Musliu ka komentuar spekulimet dhe konspiracionet rreth gjykimit të Albin Kurtit në kohën sa ka qenë i burgosur politikë.

Ai krejt këto i ka quajtur trillime të ulëta ndaj një njeriu që është fizikisht i deformuar nga dhuna serbe e ushtruar mbi të.

“Të akuzosh njeriun që është në burg, që ka përjetuar dajakun si shtazë, që është deformuar prej dajakut a e ke pa si ecën Albini? Dhe t’i thuash atij se ai gjatë kohës së luftës ka qenë me vajzën e Sokoloviqit në Klinë kjo është një imagjinatë e çuditshme, unë habitem prej nga vjen”, është shprehur Musliu.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se Albin Kurti nuk kishte dhënë intervistë pas lirimit nga burgu i Pozharevcit, por ai ishte marrë me zorë nga Policia dhe Kryqi i Kuq.

“Unë kam reaguar për të, me fakte. I them datën kur është arrestuar, ku ka qenënë burg. Tash ia shohin për të madhe pse ka dhënë deklaratë për mediat e huaja. Nuk ka dhënë deklaratë. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka organizuar vizitën e ministrit të Drejtësisë së Serbisë JANKOVIQIT në burgun e Pozharevcit, kanë qenë jashtë ata dhe gazetarët e pyesin dhe Albini që është i tillë, që flet, e din anglishtën është përgjigjur, nuk është intervistë. Intervistën ma ka dhënë mua në vitin 2001, në burg, me kërkesën time ndaj ministrit të Drejtësisë së Serbisë, BATIQIT me lejen e GJINGJIQIT dhe unë kam shkuar në Qupri kam bërë intervistë me Albinin. Këto për mendimin tim janë bukur të ulëta. Albinin kanë shkuar e kanë marrë me zorë Policia dhe Kryqi i Kuq, nuk ka dashtë me dalë Albini. Albini ka thënë nuk dal pa shoktë e mi”, tha Musliu në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera