Lajme

Mushkolaj: Vjosa Osmanin nuk po e pyet kush asgjë brenda partisë

Autori: Gazeta inFokus 00:40 | 04 December 2019

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë se Vjosa Osmanin nuk po e pyesin për asgjë brenda LDK-së, shkruan gazeta inFokus.

Ai në një status në facebook  publikoi edhe një video të Vjosa Osmanit para zgjedhjeve të 6 tetorit në të cilën ajo thoshte se nuk duan president të pazareve.

E Mushkolaj tha se tani ajo nuk po pyetet për asgjë.

-Advertisement-

“LDK para zgjedhjeve: duam president koncensual, jo president të pazareve. Dëgjojeni Vjosa Osmanin, që tash po doket që nuk po e pyet kush kurgjo brenda parties”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera