Mushkolaj: Vjosa Osmani sot aderoi në Lëvizje Vetëvendosje
Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 14 January 2021
Analisti politik, Imer Mushkolaj beson se Vjosa Osmani sot aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje.
Mushkolaj në “RTV Dukagjini” u shprehë se Osmani hoqi dorë nga të qenit liderë e një liste politike, transmeton Indeksonline.
“Sot pamë një aderim të ri në Lëvizjen Vetëvendosje. Një nga aderimet më të rëndësishme në LVV. Aderim të Vjosa Osmanit në LVV.”
“Kur e them kështu, e arsyetoj me faktin se nuk kemi të bëjmë me përfshirjen e një subjekti politik në një listë tjetër, nuk kemi të bëjmë me përfshirjen e një liste në një listë tjetër, ose me shkrirjen e një liste në listën tjetër.”
“Por, thjesht kemi të bëjmë me një aderim. Sot, Vjosa Osmani u bë pjesë e Lëvizje Vetëvendosje, ashtu siç kishte paralajmëruar. Pse ndodhi kështu? Normalisht ishte pamundësia e saj që të organizoj paraprakisht subjektin e vetë.”
“Pavarësisht disa tentimeve, disa përpjekjeve që i bëri, sidomos me asambleist të LDK-së nëpër komuna të Kosovës. Por, duket se ishte e pamjaftueshme në aspektin kohor. Sot ajo u anëtarësua në listën e LVV-së dhe hoqi dorë realisht nga të qenit liderë e një liste politike, një liste partiake realisht. Pse hoqi dorë? Për shkak se ajo u prezantua si kandidate për presidente të Kosovës, e logjikisht nëse ndodhë kjo atëherë bie që duhet të heqë dorë nga të udhëhequrit të një liste politike, nëse ekziston ajo listë si e tillë dhe të marr postin e presidentes”, u shprehë ai.
Të tjera
-
Haliti flet për takimin e tij me Adem Jasharin në Tiranë
Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për takimin e tij të parë me ko...
-
Tri vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliut
Sot mbushen tri vjet që kur u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Jo...
-
15 mijë e 172 raste aktive me COVID-19
55 mijë e 851 qytetarë në Kosovë janë infektuar me virusin korona prej marsit...
-
Temperatura në minus, ky është moti për këtë javë
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave v...
-
20 janari data e fundit për verifikim të kandidatëve që mund të garojnë në zgjedhje
Sipas hulumtimit të IKD-së, 28 kandidatë për deputetë në telashe me certifiki...
-
Sot nis gjysmë-vjetori i dytë i procesit mësimor
Pas 30 ditësh pushim, më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit para-universitar...
-
Vasfije Krasniqi: Do t’i përfaqësoj të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit
Vasfije Krasniqi: Do t’i përfaqësoj të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë lu...
-
E paqartë nëse administrata Biden do të ndajë sekretet me Trump
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden do të presë për rekomandime nga këshilltarët...
-
Haliti rrëfen për kohën e paraluftës, kur ishin organizuar atentate e tentime për ta kidnapuar
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, i cili është edhe kandidat për d...
-
Vdes Gani Buja, babai i komandantëve të UÇK-së
Ka ndërruar jetë Gani Buja (1933-2021) babai i komandantëve të UÇK-së, luftët...
-
Kryeministri Hoti: Hajdaraj ishte bashkëpunëtor presidentit Rugova dhe komandant i UÇK-së
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, k...
-
Presidenti i Shqipërisë kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Tre flakadanët e lirisë së Kosovës
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta përkujton tre prej emrave të...