Lajme

Mushkolaj: Qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë për një marrëveshje të fshehtë me Serbinë

Autori: H.S 21:47 | 05 April 2020

Imer Mushkolaj, analist politik ka komentuar deklaratën e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell për një marrëveshje të fshehtë me Serbinë e cila u përmend nga Albin Kurti, kryeministri në detyrë e madje ai u shpreh i bindur që kjo marrëveshje ekziston.

Grenell mohoi të ketë një marrëveshje të tillë, shkruan gazeta inFokus.

Mushkolaj në një intervistë në emisionin N’Konak ka thënë se Grenell ka mohuar të ketë parë një marrëveshje të tillë por sipas analistit një marrëveshje e tillë mund të jetë e vërtet.

-Advertisement-

Madje ai ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të kenë dyshimet e tyre duke qenë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur publikisht për korrigjim të kufijve.

Unë nuk e di nëse me të vërtet ekziston një marrëveshje apo një draft i tillë mirëpo nëse preidenti i Kosovës flet publikisht për korrigjim të kufijëve atëherë qytetarët kanë të drejtë të besojnë se mund të ketë një marrëveshje të fshehtë me Serbinë”, ka thënë ai N’Konak./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera