Lajme

Mushkolaj: Pacolli, Haradinaj e Thaçi – dështakë shkoni në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 20 November 2018

Njohësi i çështje politike në vend, Imer Mushkolaj ka reaguar pas mos anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Mushkolja ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të punëve të jashtme, Behgjet Pacollit, kryeministrit, Ramush Haradinajt dhe presidentit, Hasdhim Thaçit, shkruan Gazeta inFokus.

” A ka kush përgjegjësi n’këtë vend për dështimin n’Interpol? A kanë çka me thonë Behgjeti, Ramushi, Hashimi? Apo vazhdojnë me na shitë kopalla si zakonisht?”, ka shkruar Mushkolaj.

-Advertisement-

Ai po ashtu përmes një postimi në facebook të tre udhëheqësit e vendit i ka quajtur dështakë.

“Dështaka, shkoni n’shpi!”, ka përfunduar ai.

Ndryshe të martën Kosova ka dështuar të anëtarësohet në Interpol.
Deputet të Kuvendit të Kosovës, njohës të çështje politike e ekspertë të sigurisë kanë kritikuar udhëheqësit kosovarë për këtë dështim
Ndërsa të parët e vendit e kanë fajësuar Serbinë për këtë dështim./Gazeta inFokus.

Lexo edhe: Kërkohet dorëheqja e Behgjet Pacollit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera