Fokus

Mushkolaj: Nuk ka nevojë për takime tjera të Qeverisë së Shqipërisë e Kosovës – ka plot marrëveshje që nuk u realizuan

Autori: Halil Berisha 15:05 | 11 February 2020

Gjatë kësaj të marte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitën e parë jashtë vendit e bëri në Shqipëri.

Atje u takua me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën, shkruan gazeta inFokus.

Këtë vizitë analisti e njohësi i proceseve dhe çështjeve politike, Imer Mushkolaj, për gazetën inFokus e ka cilësuar si të duhur, sidomos në këtë kohë.

-Advertisement-

“Ndoshta Kurti ka me pas qasje ndryshe, mire është që e ka realizu vizitën e parë zyrtare në Shqipëri pasi ishte kriju ngrirje e raporteve institucionale kjo ishte përkundër mospajtimeve mes deklaratave, është pozitive por mbetet me u realziu në teren e jo me deklarata”

Madje, në konferencë, pas takimit, të dy këta, paralajmëruan një takim të ri në mes të Qeverive të Kosovës e Shqipërisë.

Mirëpo, në një intervistë për gazetën inFokus, Mushkolaj ka thënë që një takim i tillë në fakt nuk do të ishte i nevojshëm.

Kjo pasi sipas tij ka shumë marrëveshje që u arritën nga takime të tilla, e që se pari duhet ato të realizohen e jo takime për përfitime politike.

“Nuk ishte dashtë me bë mbledhje tjera kur nuk janë plotësu shumë marrëveshje që janë bë deri tash edhe takimet me shumë kanë shërbyer për si me thanë përfitime politike edhe me iu tregu qytetareve se sa mire po bashkëpunojnë dy vendet se sa pernime kanë ndiku në jetën e përditshme te qytetarëve, të mos harrojmë që Shqipëria është me numrin më të madh të barrierave jo tarifore për kosovaret përtej marreveshjeve tjera me u hek këto barriera jo tarifore e kur te ishin pa rezultatet kishin mujt me vazhdu me takime tjera te Qeverive”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërsa, gjatë konferencës ishte edhe një moment interesant, kur Albin Kurti tha që më e rëndësishme është siç e quajti ai “Makroshengeni shqiptar” se sa “Minishengeni rajonal”, shkruan gazeta inFokus.

Ndaj kësaj, reagoi Edi Rama, i cili tha se e para nuk mund të arrihet pa të dytën.

E kjo përplasje mes dy kryeministrave, po cilësohet normale nga Mushkolaj, duke i ditur qëndrimet e të dy kryeministrave e deklaratave të mëparshme, shkruan gazeta inFokus.

“Ai e ka mbrojt qendrimin e vet si ideator e mbeshtetës i minishengenit e nuk është diçka e befasishme çka ka thënë e kjo deklarata me makroshengen Shqiptar hyn ne ato deklaratat e mëhershme për bashkimin kombëtar, pra e tha ne njëfarë forme tjetër e jo si jemi mësu me ndegju Albinin”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera