Mushkolaj: Nëse nuk mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, po i bie që Vuçiqi nuk po i lejon zgjedhjet në Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
21:36 | 07 December 2022
Analisti Imer Mushkolaj, ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës me 18 dhjetor. Këto zgjedhje të jashtëzakonshme kanë ardhur si rezultat i bojkotimit të institucioneve nga serbët lokal të Kosovës të pirur nga Lisat Serbe, të cilët janë duke i kundërshtuar këto zgjedhje pasi të martën 6 dhjetorit pati sulme me bomba në Zyrat e KKZ-së në komunat veriore.
Por Mushkolaj ka thënë se për institucionet është ma e lehta me thënë se nuk po i mbajmë zgjedhjet.
“Nuk është aq e lehtë të thuhet se nuk do të mbahen zgjedhjet sepse duhet t’i kemi parasysh rrethanat, sepse me thanë nuk do të mbahen zgjedhjet shkelet Kushtetua e Kosovës”, ka thënë Mushkolaj.
“Ne vazhdimisht i kemi thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka bërë mirë që i ka ndaluar zgjedhjet e Serbisë në Kosovës dhe referendumin, por nëse nuk mbahen zgjedhjet po i bie që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk po i lejon zgjedhjet e Kosovës me u mbajt brenda territorit të Kosovës në veri të Kosovës, kjo është kaq e thjesht”, ka theksuar analisti.
Më tej, ai ka thënë se beteja për zgjedhjet nuk është teknike por është tendencë e palëve për ta forcuar pozicionin në dialog.
“Shteti Kosovës duhet të bëjë ç’mos që zgjedhjet të mbahen, por jo me rrezikimin e jetëve të qytetarëve”, ka përfunduar Mushkolaj.

Të tjera
-
Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi
Të mbijetuarit nga tërmeti janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare. Për ta...
-
Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi
Të mbijetuarit nga tërmeti janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare. Për ...
-
Trupat e viktimave siriane kthehen nga Turqia, dhimbje e madhe në kufi
Fotografi të realizuara në një pikë kufitare midis Turqisë dhe Sirisë tregojn...
-
KUJDES: Kështu po hakohen llogaritë në facebook, po kërkohen edhe para për të iu kthyer ato
Së fundmi janë shtuar rastet e harkimit të llogarive personale në facebook. E...
-
Qeveria nuk ndanë buxhet për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë
Për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndry...
-
Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Uns-it. P...
-
Ngacmoi vazhdimisht ish të dashurën, arrestohet një burrë në Prishtinë
Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi që në vazhdimësi ka...
-
Alarmante/ Nuk i bind rritja e pagave, 31 mjekë ikën për 35 ditë nga Kosova
Rritja e pagave prej këtij muaji për stafin shëndetësor nuk e ka bindur këtë ...
-
Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Drenas
Një person ka vdekur të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes...
-
Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefa...
-
LAJMI I FUNDIT: Zhduket një grua në Prishtinë
Pasditen e së mërkurës është zhdukur një grua në qytetin e Prishtinës, shkrua...
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...