Lajme

Mushkolaj: Kjo gjykatë krejtësisht është politike

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 18 May 2022

Pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, në një prononcim për T7, Avdyl Mushkolaj, kryetar i OVL UÇK-së dega në Deçan, tha se Gjykata Speciale është politike.

Ai tha se kjo është padrejtësi ndaj djemve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Padrejtësi po u ndodh djmeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, kjo gjykatë krejtësisht është politike”, u shpreh Mushkolaj.

-Advertisement-

Sipas tij sot nuk ra drejtësia në vend.

Gjykata Speciale i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga katër vjet burgim dhe gjobë prej nga 100 euro Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, ish-drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera