Mushkolaj: Kërcënimet e Haradinajt dhe Lumezit frikësojnë të gjithë prokurorët për rastin e veteranëve
Autori: Gazeta inFokus 00:12 | 23 August 2018
Imer Mushkolaj, një nga organizatorët e protestës për shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, ka thënë se kërcënimet direkte të Lumezit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj do të frikësojnë të gjithë prokurorët që mund të marrin rastin për veteranët e rrejshëm.
Blakaj përmes një letre publike ditë më parë tha se ishte frikësuar dhe kërcënuar nga Lumezi teksa po hetonte emrat e veteranëve të rrejshëm, ndërsa pas largimit kryeministri Haradinaj e quajti Blakajn hajn të pulave dhe pishpirik.
Në Interaktiv të KTV-së, Mushkolaj ka thënë se në gjyqësor është krijuar atmosferë frikësuese për prokurorët që mund të marrin tash lëndën për veteranët e rrejshëm.
“Kërcënimet e Haradinajt dhe Lumezit do të frikësojnë prokurorët dhe nuk e di cili do të jetë ai prokuror i guximshëm që do ta çojë tutje këtë proces. Gjithçka tani bëhet nën kërcënimin e krerëve të shtetit që patën deklarata e kërcënime direkte. Janë deklarata direkte, kërcënime direkte e kjo tregon se politika jo vetëm që e kontrollon sistemin e drejtësisë, por po bën edhe presion direkt e frikësues te njerëzit në këtë sistem që të mos kryejnë punën siç duhet. Deklaratat se Blakaj është frikacak na japin të kuptojmë që nuk është e lehtë të çohet tutje kjo lëndë”, ka thënë Mushkolaj.
Sipas Mushkolajt, kërcënimet dhe fyerjet ndaj Blakajt janë sikur diskreditimet politike që bëhen për njerëzit të cilët nuk pajtohen me shefat.
Mushkolaj ka thënë se letra e Blakajt ka shpalosur edhe një herë qartë lidhjen e kryeprokurorit Lumezi me Partinë Demokratike të Kosovës dhe rastin “Pronto”.
Ai ka theksuar se protesta e së mërkurës nuk ishte kundër veteranëve, por ka vetëm dy pika kyçe: Dorëheqjen e Lumezit dhe Vettingun në gjyqësor. Mushkolaj ka thënë se nuk do të ndalen protestat për këto dy kërkesa.
Të tjera
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...