Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë të dielen se përderisa ambasa Amerikane flet për problemet e kryeqytetit, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti merret me analiza politike.
Postimi i plotë:
“Ambasada Amerikane na kallxon qysh jetohet n’Prishtinë: Probleme me ajrin e ndotur, me hapësirat e pakta të gjelbra, me shanset e vogla për aktivitete në hapësirat e jashtme dhe me infrastrukturën e keqe, me qen endacakë që mund të jenë agresivë kur janë të uritur. Ndërkohë kryetari merret me analiza politike”, shkruan Mushkolaj.