Lajme

Mushkolaj drejtuar deputetëve të VV-së: Një vit e gjysmë nuk e keni shtruar asnjë rrugë

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 06 October 2022

Analisti Imer Mushkolaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për punën e bërë për një vjet e gjysmë. Sipas tij, për gati gjysmë mandati, nuk është shtruar asnjë rrugë dhe po ashtu, nuk janë mirëmbajtur si duhet as ato ekzistueset.

Mushkolaj i ka kritikuar deputetët e LVV-së, Adnan Rrustemi dhe Artan Abrashi, për qasjen e tyre ndaj mediave.

Po ashtu, Mushkolaj ka folur edhe për videon e publikuar nga LVV-ja, ku i akuzon partitë opozitare duke i cilësuar si shkatërruese të shtetit.

-Advertisement-

“Nëse mendon që që mediat dhe gazetarët, opinionistët që ju kanë përkrahë me ardhë në pushtet, kanë me heshtë dhe të thonë sa bukur po qeverisë Kurti, kur nuk bën asnjë punë të hajrit, pa menaxhuar fare? Cilat janë rezultatet, cilat? Një vjet asnjë rrugë nuk keni shtruar. Magjistralet janë bërë më keq se që kanë qenë. Mos gjeni fajtor kujdestar. Ata janë dënu me 14 shkurt. Më shumë se ju ne i kemi kritikuar ata. Ato skandale ne i kemi nxjerrë, jo ju”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera