Lajme

Mushkolaj, Avdullah Hotit: Mos mbaj ligjërata, s’është dashur ta nënshkruani Asociacionin!

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 09 December 2022

Analisti i njohur, Imer Mushkolaj i ka reaguar ish-kryeministrit dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti rreth deklaratë se si Kosova mund ta anulojë marrëveshjen për Asociacionin.

“Nuk është dashtë me e nënshkru, Avdullah. Mos mbaj ligjërata tash qysh po u dashka me e anulu”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Hoti gjatë ditës së sotme ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë vendim për ta sjellë në Kuvend anulimin e marrëveshjes për Asociacionit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.

-Advertisement-

“Ligji e përcakton si mundet Kosova të tërhiqet nga një marrëveshje ndërkombëtare. Qeveria duhet të marrë vendim për këtë dhe ta sjell në Kuvend. Tash duhet kaluar nga fjalët në vepra, ndryshe quhet mashtrim”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Po ashtu, Hoti edhe në seancës e Kuvendit që po mbahet të premten, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të ju përmbahet deklarimeve për kundërshtim të kësaj marrëveshjeje dhe ta sjellë në Kuvend për anulim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera