Lajme

Mushkolaj: Anton Quni nuk tha asgjë të re

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 25 March 2020

Thirrja e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni për Vetëvendosjen nuk ishte diçka e re. Kështu vlerëson Analisti politik, Imer Mushkolaj, sipas të cilit e njëjta ofertë i ishte bërë kryeministrit Kurti edhe më herët nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

“Anton Quni nuk tha diçka të re. Ai përsëriti atë që e ka shkruar më herët në facebook, ndërsa Quni e tha në Kuvend. Ky është dallimi i vetëm”, ka pohuar Mushkolaj për gazetën inFokus.

Sipas tij, nuk ka arsye të marr parasysh Kurti këtë ofertë, pasi të njëjtën e kishte refuzuar më herët nga Isa Mustafa./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera