Lajme

Mushkolaj: AKR do t’i bashkohet PAN-it, pa Korab Sejdiun (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 21 August 2017

Kanë mbetur dhe pak ditë nga seanca e radhës konstitutive që do të mbahet më 24 gusht. Por, ende nuk dihet nëse të gjithë deputetët e AKR-së do ta votojnë Kadri Veselin për kryerparlamentar e Ramush Haradinajn për kryeministër.

Vesel Makolli, Sekretar i Përgjithshëm i AKR-së, theksoi se janë besnikë kundrejt koalicionit ku bëjmë pjesë, por tha se kjo parti është kundër bllokadës.

Makolli më tej tha se pozicionimi i LAA-së dhe Vetëvendosjes nuk i konvenon AKR-së, andaj kërkojnë sqarim të situatës.

-Advertisement-

Analisti Imer Mushkolaj thotë se tashmë është çështje ditësh kur AKR do të jetë pjesë e koalicionit PAN.

Mushkolaj thotë se bashkimi i AKR-së me PAN-in do të bëjë që Korab Sejdiu në shenj revolte të kalojë në ndonjë parti tjetër

Ndërsa analisti Ramush Tahiri thekson se nëse AKR i bashkohet PAN-it do të jetë një qeveri joprogramore, me strategji joafatgjate dhe pa numra stabil.

Vazhdimi i seancës konstituive pritet të mbahet më 24 gusht, në të cilën pritet të votohet për kryeparlamentarin. /Tribuna/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera