Lajme

Musatafa: Taksa ndaj Serbisë nuk duhet të largohet, LDK do të vendosë reciprocitet

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 17 August 2019

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se taksa ndaj Serbisë është vendosur për interesa personale dhe partiake,ai këmbëngul se ajo nuk duhet të largohet.

Musatafa thotë se nëse LDK-ja udhëheqë me qeverinë e re, do të vendosë reciprocitet ndaj Serbisë.

“Unë mendoj se puna e taksës ka marrë një konotacion jashtë kontekstit për të cilin është vërë. Taksa është vënë për çështje ekonomike formalisht, realisht është vënë si mbulesë për dështimet që i ka pasur qeveria e kaluar në mënyrë që të mos thotë dikush që po rrëzohet qeveria që e vëri një taksë ndaj Serbisë. Mirëpo tash taksën e kemi si ‘elefantin në dhomë’. Tash ne duhet të merremi me taksën, nuk është taksa e cila duhet të hiqet për një ditë. T’i thuhet Serbisë se ne ua heqim taksën, për arsye se Serbia pa reshtur po merr veprime kundër Kosovës kundër shtetit të Kosovës kundër ekonomisë së Kosovës kundër qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe mallrave të Kosovës, dhe ne do ta zbatojmë kriterin e reciprocitetit, ne reciprokisht do të vazhdojmë të mbajmë masa ndaj Serbisë ashtu siç Serbia mban ndaj Kosovës. Në qoftëse Serbia i heq të gjitha pengesat tarifore jotarifore të Kosovës ato të lëvizjes së lirë e ndërprenë interferimin në shtetësinë e Kosovës në njohje të Kosovës dhe merret me punë të veta e krijon një Klimë që ne të ulemi dhe të bisedojmë edhe për këtë çështje por në asnjë qeshte taksa nuk hiqet pa kushte”, thotë ai.

-Advertisement-

Mustafa në një intervistë për Ekonomia Online thotë se Serbisë nuk duhet dhënë më asnjë shans, dialogu duhet të vazhdojë pa kushte, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

”Unë mendoj që shansi i Serbisë është që Serbia ta heq kushtin e taksës. Ajo duhet të tërhiqet nga ky kusht dhe dialogu nuk mund të zhvillohet me kushte, dialogu duhet të zhvillohet pa kushte duhet të ketë vullnet dyanshëm, të diskutojmë për çështjet të cilat ne mund të merremi vesh në mënyrë që të arrijmë deri te marrëveshja përfundimtare deri te njohja reciproke, çështjet e tjera mandej mbesin çështje që mandej rrugës zgjidhen por në qoftë se vihen kushte paraprake atëherë vështirësohet dialogu edhe nga njëra palë edhe nga pala tjetër”, përfundon Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera