Lajme

Murtezaj: ATK-ja inkasoi 212.3 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 24 June 2019

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka bërë me dije se të hyrat e këtij institucioni për periudhën janar-maj të këtij viti janë 212.3 milionë euro që, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë rreth 18.7 milionë euro më shumë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kanë zhvilluar rreth 127 aktivitete të konfiskimit të pasurisë që, si rrjedhojë, janë inkasuar mbi 2.6 milionë euro.

Murtezaj ka thënë se nuk është i mjaftueshëm numri i inspektorëve që ka ATK-ja.

-Advertisement-

Ai ka bërë me dije se kanë bërë kërkesë për rritjen e numrit të inspektorëve.

Murtezaj ka treguar se me ardhjen e tij në krye të ATK-së janë zhvilluar një mori aktivitetesh në drejtim të reformave brenda këtij institucioni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera