Lajme

Murtaja afrikane e derrit përhapet në Dragash, komuna me njoftim për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 27 July 2023

Murtaja afrikane e derrit është përhapur edhe në Dragash, ka bërë të ditur komuna përmes një njoftimi për media.

Në njoftimin për media thuhet se janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje.

“Ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit. Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje”, thuhet në njoftimin e komunës, të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

-Advertisement-

Tutje, thuhet se kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, “pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”.

Më 17 korrik është konfirmuar rasti i parë i prezencës se kësaj sëmundje në një fermë në komunën e Kllokotit.

Në këtë fermë ndodheshin 22 derra, prej tyre pesë kanë ngordhur si pasojë e kësaj sëmundje.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, ka thënë për Telegrafin se ekipet veterinare kanë asgjësuar të gjitha kafshët në këtë fermë, si masë e parë preventive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera