Sport

Muriqi, Rrahmani e Rashica e ‘harrojnë’ kombëtaren e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 14 October 2020

Kosova sonte do të takohet me Greqinë në kuadër të Grupit tretë në Ligën C, në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ do të zbarkojnë në fushë më dhjetë mungesa, përfshirë këtu Rrahmanin, Muriqin dhe Rashicën, të cilët nuk kanë bërë asnjë reagim para sfidës me grekët.

Pas humbjeve nga Maqedonia Veriore dhe Sllovenisë ata u kritikuan shumë nga tifozët ‘dardan’, madje nuk munguan as fyerjet, duke ngjallur kështu reagim nga të tre futbollistët.

-Advertisement-

Kurse sonte, kur tashmë ka mbetur me pak se një orë nga nisja e takimit as Rrahmani, as Muriqi, e as Rashica nuk kanë bërë asnjë postim në përkrahje të bashkëlojtarëve për këtë ballafaqim.

Ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin olimpik në Athinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera