Sport

Muriqi në radarin e një klubi anglez

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 17 January 2020

Për shkak të shumë paraqitjeve të suksesshme, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka arritur ta tërheqë vëmendjen e disa skuadrave futbollistike.

Sipas Sporx, tani futbollisti 25 vjeçar është në shënjestrën e skuadrës angleze Burnley, shkruan Goal.
Futbollisti në fjalë ka arritur t’i realizojë 11 gola gjatë 18 ndeshjeve që ka zhvilluar Fenerbahçe gjatë këtij sezoni.

Ndërsa për të nënshkruar kontratë me të, skuadra angleze duhet t’i ofrojë 23 milionë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera