Sport

Muriqi është kosovari më i paguar në botën e futbollit, ja sa milionë fiton ai

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 05 December 2019

“Kalimi te Fenerbahçe është diçka që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ka qenë ëndërr e imja” kishte deklaruar Vedat Muriqi në Prishtinë sa ishte i grumbulluar me Kosovën.

Përveç ngritjes profesionale në karrierë, sulmuesi kosovar ka rritur edhe të ardhurat mujore.

Sipas burimeve të Indeksonline, Muriqi fiton 2.5 milionë euro në vit, apo 208 mijë euro në muaj.

-Advertisement-

Kjo pagë e bënë atë futbollistin më të paguar nga të gjithë lojtarët tjerë të Kombëtares së Kosovës.

25 vjeçari e ka filluar mbarë karrierën te gjiganti turk, duke shënuar 8 gola në 13 ndeshjet e para në Superligën dhe Kupën e Turqisë.

Mediumet e huaja çdo ditë raportojnë për interesimin e skuadrave evropiane, veçanërisht ato nga Anglia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera