Sport

Murinjo “lë nam” në Wembley, shikoni rrëzimin epik (Video)

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 09 September 2018

Ai nuk po kalon aspak një moment të mirë, teksa Mancheter United me të në pankinë po vuan të jetë protagonist në Premier League.

E sikur të mos mjaftonte nisja e keqe e sezonit të ri, Jose Mourinho është bërë protagonist edhe në ndeshjen Angli-Spanjë, që u luajt dje në “Wembley” të Londrës.

Teksa hynte në stadium për të ndjekur djemtë e tij në fushë, trajneri portugez ka kapërcyer disa shirita si “Usain Bolt”, por pakujdesia ka bërë që të rrëzohet duke “lënë nam’ para kameramanëve dhe gazetarëve që shpërthyen në të qeshura.

-Advertisement-

Edhe vetë Mourinho vuri buzën në gaz, teksa u ndihmua nga një stweard për t’u ngritur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera