Sport

Murinjo dhe Alegri gati t’i japin fund papunësisë, mund të marrin drejtimin e klubit të madh

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 22 August 2019

Zhoze Murinjo dhe Masimiliano Alegri janë të pa punë, pasi u larguan nga Junajtid dhe Juventusi.

Gjithsesi të dy trajnerët tani mund të rikthehen përsëri në drejtimin e një ekipi, pasi në skenë ka dalë emri i PSG-së. Sipas mediave franceze, kohët e fundit ka pasur disa përçarje midis trajnerit Tuhel dhe disa prej futbollistëve të ekipit.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve, të cilët mund të marrin në drejtimin e tyre një trajner tjetër, dhe emrat për pankinën nuk mungojnë.

-Advertisement-

Drejtori sportiv i francezëve Leonardo, ka në listën e tij dy trajnerë, si Murinjo dhe Alegri, dhe në rast të largimit të gjermanit, ai do të niste menjëherë kontaktet me trajnerët e përmendur më sipër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera