Sport

Murinho shfaq interesim për yllin e Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 19 November 2020

Trajneri i Tottenhamit, Jose Murinho, si duket ka shfaqur interesim për yllin e Juventusit, Sami Khedira, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zonja e Vjetër’ nuk po beson shumë në shërbimet e futbollistit gjerman, madje Khedira mund të largohet që nga muaji janar.

Në një intervistë për të dhënë për mediat gjermane, 33 vjeçari ka bërë të ditur që ka një ofertë në Angli, nga trajneri Murinho.

-Advertisement-

“Që kur isha fëmijë kam pasur ëndërr të isha lojtar në Premier Ligën angleze. Kam parë shumë ndeshje të kampionatit anglez kur isha fëmijë. Kam pasur shumë emocion kur jam ndeshur në Champions me klube angleze. Atmosfera, stili i lojës që kanë anglezët më tërheq shumë. Nëse kjo ëndërr realizohet, do të jetë një nder për mua të aktivizohem në Premier Ligë” ka thënë fillimisht mesfushori.

Më ka pëlqyer shumë të punoj me Murinhon, por janë shumë trajnerë që do më pëlqente të punoja. Nuk do ti thoja kurrë ʼJOʼ Murinhos. ʺ, përfundoi Sami Khedira./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera