Sport

Murinho flet para ndeshjes kundër Shkëndijes

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 18 September 2020

Shkëndija mbrëmë ka arritur të fitoj kundër skuadrës rumune, FC Botosani, në kudër të kualifikimeve për Ligë të Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Klubi nga Tetova arriti të triumfojë me rezultat minimal prej 1-0 falë golit të shënuar nga Besart Ibraimi në minutën e dytë të takimit.

Në rrethin e tretë kualifikues Shkëndija do të takohet me klubin e madh anglez Tottenham, që është nën drejtimin e strategut Jose Murinho.

-Advertisement-

‘The Special One’ ka folur para takimit të klubit të tij më Shkëndijën menjëherë pas fitorës së klubit tetovar.

“Nuk di asgjë për Shkëndijën. As nuk dija për Plovdivin. Tani kemi përballe ndeshjen në Angli dhe më pas do të nisim të përgatisim përballjen për në Maqedoni. Ajo që do me siguri është që do të jetë shumë e vështirë. Në turet me tek ndeshje, është e vështirë pasi luhet gjithçka në 90 minuta”, ishte shprehur Murinho.

Kujtojmë që Shkëndija do të takohet me Tottenham të enjten, pra me 24 shtator./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera