Fun & Video

Murgeshat “Rock and Roll” do të performojnë për Papën në Panama-Video

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 17 January 2019

Me miliona shikime në “Youtube” dhe hit në “Spotify” dhe “iTunes”, një grup murgeshash të reja rokere do të bëjnë performancën më të madhe të jetës së tyre, javën e ardhshme.

Me mijëra katolikë, përfshirë edhe vet Papën, do ta shijojnë atë. Mund të jetë “Rock and Roll”, por murgeshat thonë se këngët e tyre nuk flasin për seksin dhe drogën.

“Ne jemi të kënaqura për muzikën tonë dhe mesazhin që përcjellim, që është dashuri, vërtetësi, gëzim, shpresë. Duam që të prekim sa më shumë njerëz që të mundemi, e nëse Papa është mes tyre, atëherë kjo na kënaq edhe më shumë”, tha Motra Ivone.

-Advertisement-

“Jemi të bekuara që jemi në gjendje të nxjerrim videon tonë të parë muzikore, që quhet ‘Beso te Zoti’, që aktualisht ka dy milionë shikime në Youtube”, tha motër Dayana, 22 vjeç nga Ekuadori.

Të njohura si “Siervas”, apo shërbyeset, grupi luan këngë të krishtera që nuk ndryshojnë edhe aq shumë nga ato të grupeve të rrymës kryesore të rokut. Por, pamja e tyre është shumë e ndryshme…

Me disa dhjetëra video të postuara në “Youtube”, shërbyeset i këndojnë dashurisë, gëzimit dhe shpresës. Videoja e tyre muzikore, “Beso në Zot”, ku murgeshat shfaqen duke luajtur në majë të një qiellgërvishtëseje në Lima, është bërë virale në “Youtube” dhe ka rreth dy milionë shikime.

E tani, murgeshat gazmore do të luajnë në festimet e Ditës botërore të Rinisë, një ngjarje që mbledh të rinjtë katolikë nga e gjithë bota në Panama, e ku merr pjesë Papa Françesku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera